Prapaskena

Fotot/ Cristiano Ronaldo dhe Gerogina pas palestrës, por kush e mori gjithë vëmendjen

Publikuar: 13/04/2021

Cristiano Ronaldo është i njohur për përkushtimin e tij ndaj stërvitjeve, të cilat nuk i anashkalon as në ditët festive.

Ndërsa në regjim të njëjtë e ka përfshirë edhe partneren e tij, Georgina Rodriguez, qëkur nisën lidhjen e tyre.

Nga një asistente shitjeje, spanjollja tashmë është shndërruar në një modele të famshme falë lidhjes me yllin e Juventusit.

Kësaj radhe, çifti i famshëm ka shpërndarë një fotografinga palestra, pasi kanë kryer stërvitje.

Ronaldo është baba i katër fëmijëve, tre prej të cilëve kanë lindur përmes nënave surrogate, kurse Georgina është nëna e vajzës së vogël, Alana Martina, të cilën e ka lindur në vitin 2017.



Më të lexuarat