Prapaskena

Të zhytur në luks, dalin fotot e VIP-ave të Rinasit që pësuan “stres financiar”, udhëtime “të çmendura” nëpër botë

Publikuar: 08/04/2021

Kontrollorët e trafikut ajror në Rinas ‘notojnë’ në luks dhe para. Por prej ditës së djeshme, 65 kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën pas uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë me argumentin se kanë stres, ku për pasojë u anuluan të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit.

Qeveria drejtoi gishtin nga opozita, duke hedhur akuza të rënda se po nxit këtë situatë, për të dëmtuar shtetin shqiptar si dhe për të rritur pakënaqësinë te qytetarët. Ministrja Belinda Balluku deklaroi se midis kontrollorëve, “janë 5 prej tyre që janë kthyer në masha të politikës”, por pa bërë me dije emrat.

Megjithatë, me shumë mundësi Balluku i referohet kontrollorëve që deklaruan paaftësi në punë dhe për rrjedhojë u shkarkuan. Ata janë: Flora Ndreca, Muhin Mezini, Nelton Shabani, Gentian Hodo dhe Edvin Bakiri.

Newsbomb.al ka mundur të sigurojë emrat e punonjësve të AlbControl të publikuara në një uebfaqe të huaj, pasi kanë mbaruar trajnime të ndryshme, si dhe foto që ata kanë shpërndarë vetë në rrjetet sociale. Nuk mungojnë udhëtimet në shtete të ndryshme për pushime, nga Amerika në Itali e në ishuj ekzotikë.

Kontrollorët marrin 15 paga në vit, pasi pjesë e privilegjeve janë tre paga shtesë, që do të thotë se në kohën para pandemisë, një kontrollor merrte rreth 13 mijë USD në fund të vitit bonus. Siç duket privilegjet e tyre financiare nuk i kanë penguar t’i bien botës rreth e qark.

Më poshtë do të shihni fotot dhe emrat e disa prej kontrollorëve të AlbControl, që janë deklaruar “të paaftë” për punë, për shkak të stresit.



Më të lexuarat