Prapaskena

SULM TERRORIST? Mbyllet ndërtesa e KAPITOL në SHBA, një person përplas me makinë dy oficerë policie

Publikuar: 02/04/2021

Ndërtesa e Kapitolit në SHBa është mbyllur pasi një person ka përplasur me makinën e tij dy oficerë policie të ndërtesës.

Sipas mediave të huaja, ndërtesa u mbyll për shkak të “një kërcënimi të jashtëm të sigurisë”, me anëtarët e stafit që nuk mund të hyjnë apo dalin nga ndërtesa deri në një vendim të dytë.

Personi që aksidentoi oficerët u arrestua nga policia dhe ndodhet në paraburgim, ndërkohë që policët e plagosur ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist ose jo, ndërkohë që ndërtesa e Kapitolit është rrethuar me forca të shumta sigurie.



Më të lexuarat