Prapaskena

Rama paralajmëron goditjen e politikanëve nga SPAK: Metës i ka ngelur fjala burg në gojë, ka stres!

Publikuar: 02/04/2021

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se SPAK do të nisë me goditjen e politikanëve. Rama tha nga Berati se SPAK mund të veprojë si majtas si djathtas, por në këtë proces si përfundim do të fitojnë qytetarët shqiptarë.

Kryeministri thumboi presidentin Meta, i cili sipas tij është në hall dhe në stres, dhe jo pa arsye flet gjithnjë për “burg”.

‘Mandati nuk është për mua është që Shqipëria të konsolidojë pozicionin që ka fituar në çdo sektor. Merreni që nga drejtësia. Drejtësia ka filluar që të çelë embrionin e ri, por është ende larg së qeni një trung i fortë që i rezistojnë furtunës.

Ilir Metës i vjen fjala burg si fjala bukë. Një president Republike që flet për burgun sikur vë shenja fiksimi gjatë fjalisë është në hall është në stres dhe problemi i tij kryesor është si ta frenojë këtë stres. Drejtësia po pastrohet nga llumi. Institucionet e reja të drejtësisë po ngrihen dhe natyrisht do të vazhdojë, pasi SPAK po kryen goditjet dhe do të vazhdojë. Vazhdimi i goditjeve të SPAKU-t mund të lëndojë politikanë si majtas, si djathtas, por shkon në drejtim të duhur për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që kushdo këtu të ndihet i barabartë para ligjit.

Më tutje akoma arsimi, energjia infrastruktura të gjitha janë në një proces që nuk kanë shans se të mendosh se duke sjellë ata do të përshpejtohet.’- tha Rama.



Më të lexuarat