Prapaskena

Postoi foto me dy kallashnikovë, policia zbarkon në shtëpine e rreperit të njohur

Publikuar: 02/04/2021

Blutë e Kosovës kanë ‘mësyrë’ për kontroll në shtëpinë e reperit Xhanatan Isufi të njohur ndryshe si Don Xhoni.

Pak orë pasi ky i fundit pozoi si gangster me dy kallashnikovë në krah, policia ka shkuar të kontrollojë banesën e këngëtarit, në lagjen Drenas 3 në këtë qytet të Kosovës.

Ekspress shkruan se para uniformave blu, reperi është shprehur se ishin armë sa për videoklip. “I kisha për videoklip,”– mësohet se ka thënë ai. Për këtë arsye, policia është larguar nga banesa e këngëtarit dhe nuk e ka arrestuar atë.

Nga vetë këngëtari nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë ngjarjes. Don Xhoni publikoi një foto me dy kallashnikovë në krah, anash të cilës shkruante: Mbreti i xhunglës.



Më të lexuarat