Prapaskena

Spiunja’ ruse Maria Butina: Burrat e fuqishëm e inteligjentë, dobësia ime

Publikuar: 28/03/2021

E dyshuara si agjente ruse në SHBA, Maria Butina thotë se fundmi se nuk ka qenë fare një “spiune” por vetëm një e re që adhuronte armët, me një “dobësi” për burrat e fuqishëm dhe inteligjentë.

Butina, e cila kreu 15 muaj burg në SHBA për lidhje me rrethet politike konservatore, për të  fituar influencë me deputetë republikanë, është intervistuar në burgun Virginia për një dokumentar me gjashtë seri që nis transmetimet javës që vjen.

Në dy episodet e para, sipas të përditshmes amerikane “New York Post”, 32 vjeçarja Butina, e prezanton veten si një ‘paqe-bërëse’ që adhuron armët.  Ajo thotë se është promovuese e të drejtave të armëve në atdheun e saj, si dhe të “ndërtimit të një marrëdhënieje mes dy vendeve që ajo adhuron” (SHBA-Rusi).

“Më pëlqente shumë shoqata e armëve në SHBA. Ata kanë një grup të fuqishëm lobingu dhe unë dëshiroja të mësoja sesi e bënin,” i thotë Butina prezantueses Celia Aniskovich.

Butina insistonte se ishte thjesht çështje rastësie që ajo kishte lidhje intime me burra me pushtet, shumë më të vjetër se ajo.

“Unë kam një pikë të dobët si grua — më pëlqejnë shumë njerëzit inteligjentë. Kjo është dobësia ime më e madhe dhe gjithnjë më fut në telashe,” thotë ajo kur pyetet për marrëdhënien me pronarin e grupit Overstock, Patrick Byrne.

Butina doli në skenë kur ishte studente në SHBA, në një kohë kur Rusia e SHBA përplaseshin për sanksionet para zgjedhjeve presidenciale të 2016.

Kështu që lidhja e saj e mepasshme me Alexander Torshin, bankieri e politikani rus, alarmoi FBI.

“Ajo nuk është e trajnuar si spiune, por po përdorej nga elementë të qeverisë ruse për avancimin e përgjithshëm të interesave të vendit”, thotë ish-agjenti i FBI, Peter Strozk në dokumentar.

Por Butina e zbukuron marrëdhënien e saj me Torshin, duke e justifikuar me dëshirën e saj për t’u përkëdhelur me të pasurit e njerëzit me pushtet, arsye këto për të cilat i interesonte dhe kandidati i atëhershëm republikan Donald Trump.

Lidhjet kryesore të Butina me partinë republikane të SHBA ishin mes të dashurit të atëhershëm Paul Erickson, një militant republikan i cili nuk shkonte shumë si çift me bukuroshen çapkëne ruse, siç thonë vetë shokët e tij.

“Ishte sikur ata kishin rënë dakord për diçka, por në nuk e dinim cfarë ishte”, thotë Elena Nicolaou, bija e një prej miqve të Erickson e cila ka njohur Butina gjatë një udhëtimi në Disney World në 2015.

Butina thotë se udhëtimi ishte si një ëndërr që bëhej realitet.

“Unë u riktheva në fëmijëri. Atëherë ëndërroja .. një ditë do të shkoj te yjet, përtej galaktikës tonë”, kujton ajo udhëtimin e parë me trenat e zbavitjes së ulje-ngritjeve në parkun e Disney.

Marrëdhënia e saj me Byrne nisi pas udhëtimit në Florida, me takime në hotelin Bowery Hotel dhe më pas me pushime në Park City, Utah.

“Atëherë unë mendoja, këta republikanët janë të mirë. Unë i thoja, kur të dëshirosh ndonjë fundjavë të bukur dhe seks të mirë, më telefono”, kujton Byrne ofertat që i bënte Butina-s.

Por më pas ai tregon se e udhëzuan të spiunonte e të ruante atë që ajo bënte.

“Ne nuk i kërkojmë qytetarëve të flenë me njerëz për të përfituar informacion, por atij i kërkuam të ri-ngrohte marrëdhënien me Maria për të kuptuar atë që ajo po bënte këtu,’” thote nje ish-agjent, megjithse pretendimet janë mohuar zyrtarisht nga FBI.

Rrjedhimisht Butina u arrestua në korrik 2018 dhe kaloi 15 muaj në burg para se të deportohej në Rusi në tetor 2019. Tashmë ajo punon në një televizion pro-qeveritar rus, ku vë në lojë opozicionin ndaj Kremlinit.



Më të lexuarat