Prapaskena

Nis ndeshja kundër Anglisë, kuqezinjtë ia dedikojnë Arjan Salës: Heroi i heshtur mes nesh

Publikuar: 28/03/2021

Futbollistët e Kombëtares mbeten gjithnjë unik në përcjelljen e mesazhe, në çdo rast i kanë qëndruar pranë kobit të tyre, ashtu siç ndodhi edhe gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Përpara ndeshjes kundër Anglisë, futbollistët kuqezi kanë bërë një gjest shumë të veçantë, një dedikim special për Arjan Salën, heroin që humbi jetën te “Casa Italia”. 33-vjeçari, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët.

Ndryshe se nga çfarë ishte menduar, trajneri i Kombëtares Edy Reja i ka qëndruar besnik skemës 3-5-2 edhe për ndeshjen me Anglinë, e cila është më e vështira në grup për kualifikueset e Botërorit.

Italiani ka zgjedhur që ta nisë në portë me kapitenin Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje siç pritej janë zgjedhur Gjimshiti, Ismajli dhe Veseli, që ka marrë vendin e Kumbullës të dëmtuar.

Nga krahu i djathtë vijon Hysaj, ndërsa në të djathtin është ulur në stol Lenjani për t’i lënë vendin Memollës.

Në mesfushë Laçi është preferuar para Gjasulës, ndërsa reparti do të plotësohet nga Bare dhe Uzuni. Ndërkohë në sulm Sokol Cikalleshi do të mbështesë Armando Brojën.



Më të lexuarat