Prapaskena

Emocione dhe lot! Kozma Dushi rikthehet në ekran, rrëfen humbjen e të atit

Publikuar: 28/03/2021

Surprizat nuk mungojnë për të ftuarit në “Dola te Ola”, këtë herë ishte vajza e Kozma Dushit që emocionoi të shtrenjtin e saj me fjalë të bukura dhe prekëse, “Ti je forca ime në shumë kuptime. Të falënderoj që jetën ma ke bërë muzikore”. Teksa zëri i dridhej, Kozma Dushi rrëfen që ajo është pika e dobët e tij, më tej ai shton se vajzat janë shumë të dhimbsura ndryshe nga djemtë.

Ndërkohë që në studio shfaqet edhe fotoja e nënës së tij, ai e cilëson atë “Mbretëreshë” duke shtuar se të gjitha nënat janë të tilla. Ai rrëfeu se babi i ka vdekur i ri, në moshën 44-vjeçare nga tuberkulozi, ku këngëtari ka qenë vetëm 5 vjeç, “Ishim 5 fëmijë, 3 djem dhe dy vajza, nëna mes vështirësive na rriti dhe na edukoi”, rrëfeu Kozma Dushi

Gjithashtu, në fund Kozma Dushi tregoi për një pasion të madh që ka për peshkimin. Miq të ngushtë të këngëtarit tregojnë se kur shkon për peshkim, harron çdo gjë tjetër.



Më të lexuarat