Kryeministri Edi Rama u nis papritur pasditen e djeshme me avion drejt Turqisë. Sot, kryeministri ka shkruar që “në pikë të mëngjesit” për arsyen e kësaj vizite.
“Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot! ”, shkruan kryeministri.
Kujtojmë se, Shqipëria do të furnizohet dhe me vaksinën kineze Coronavac, ose e njohur ndryshe dhe si Sinovac, emri i kompanisë që e ka prodhuar. Qeveria shqiptare ka miratuar një Akt të posaçm Normativ, për blerjen e këtyre vaksinave.
Kompania turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”A.Ş., është furnitori që do të sjellë vaksinën kineze Sinovac në Shqipëri.