Prapaskena

“Ti s’më arrin dot as tek ai vendi”! Degjeneron debati mes kandidatit të PD dhe inxhinierit

Publikuar: 25/03/2021

Nesër fillon zyrtarisht fushata zgjedhore dhe duket se gjakrat janë nxehur goxha, si në terren ashtu edhe nëpër studio televizive.

Kandidati për deputet i PD-së, Asllan Dogjani, ka debatuar me inxhinierin Arben Meçe duke e degjeneruar përplasen mes tyre në ofendime personale.

Dogjani: Pse nxehesh, je skuqur, çfarë ke?

Meçe: Nuk më bullizon dot mua ti, sepse përmasat e tua janë shumë poshtë, nuk më arrin dot as te vendi mua?

Dogjani: Ti të kesh turp!

Meçe: Përmasat e tua janë tilla që nuk më nxehin dot.

Dogjani: Të të vijë turp që flet me atë gjuhë të tillë se je burrë i vjetër. Qenke një njeri pa vlerë njëlloj si Rilindja.

Ti jo vetëm që nuk më arrin te vendi, por as te maja e këpucës.



Më të lexuarat