Pas videos së publikuar në rrjetet sociale një ditë më parë, pezullohen nga detyra 4 punonjësit e Policisë të forcës së posaçme “Shqiponja”.
Sipas burimeve, të pezulluar nga detyra jane inspektorët R. P.; Xh. N.; A. SH. dhe R. M.
Po sipas burimeve bëhet me dije se nga strukturat e SHÇBA-së ka filluar procedimi penal për këta punonjës. Ndërkohë ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”.
Mësohet se 4 policët ishin duke festuar për ditëlindjen e shefes së tyre duke zbrazur armët në ajër në një rrugë të Lezhës. Gjithçka u filmua dhe prej ditësh qarkullonte në rrjetet sociale. Por duket se kjo festë e çmendur dhe e paligjshme do iu kushtojë shtrenjtë efektivëve.