Prapaskena

Zjarr në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë, dyshohet se roja është brenda!

Publikuar: 24/03/2021

Prej orës 4 të pasdites ka rënë zjarr në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia” në zonën e ish-doganës në Tiranë. Ambienti ku zjarri ka ndodhur ka qenë i mbushur plot me materiale, me rroba e dyshekë. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, por edhe kjo pistë akoma është e dyshimeve fillestare.

Drejtori i Shërbimit të Zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj thotë se situata është drejt normalizimit. Prej disa orësh forcat zjarrfikëse janë duke punuar për shuarjen e flakëve por ende sipas tij në këto ambiente ka shumë tym. Ndërkaq Goxhaj nuk i bën me dije shkaqet e këtij zjarri duke thënë se për momentin primare është normalizimi i situatës.

Edhe pse policia nuk e konfirmon, në fakt dyshohet se brenda ambienteve të magazinë ku ra zjarri mund të jetë roja e objektit, pasi ai nuk po u përgjigjet në telefon familjarëve të tyre dhe ishte në punë në momentin e zjarrit. Bëhet djalë për rojen Arjan Sala.

Përtej personit që dyshohet se mund të jetë brenda, por ende i pakonfirmuar nga policia, të gjithë punonjësit në katin e nëndheshëm dhe të parë janë evakuuar në mënyrë që të shmanget çdo lëndim i tyre deri në shuarjen e plotë të zjarrit.



Më të lexuarat