Reshjet e dëborës kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Në Kukës 2 kamionë janë përmbysur për shkak të terrenit të rrëshqitshëm. Një prej kamionëve është me targa të Maqedonisë së Veriut.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që kompania e mirëmbjatjes po bën pastrimin e aksit rrugor.
Përmbysja e kamionëve ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në atë zonë.