Është arrestuar nga policia Albert Zaja, autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.
Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e së hënës së 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij.
Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip ‘Range Rover’.
Menjëherë pas vrasjes, policia e Fierit ka nisur menjëherë hetimet duke bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe shpalljen në kërkim të tyre.
Sipas policisë, katër autorë kanë qenë si të dyshuar për këtë ngjarje kriminale.
Gjatë kontrolleve në banesat e autorëve, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy automjetet që dyshohet se janë përdorur prej këtyre të fundit për t’u larguar nga vendi i krimit. Krahas Albert Zajës, që është arrestuar nga policia, uniformat blu kanë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë, të cilët janë Elmir Tufa, Silvio Cara deh Elson Xhecuka, të cilët sipas policisë dyshohet se mund të jenë larguar drejt ndonjë vendi të Bashkimit Evropian.
Po ashtu, para disa javësh, RENEA ka zhvilluar kontrolle të imtësishme në kompleksin “Arbëria”, në qytetin e Laçit. Gjatë kontrolleve të RENEA në këtë qytet është gjetur një pistoletë brenda një kasolleje. Arma e gjetur në kasollen pranë kompleksit, ishte tip “Glock”.