Prapaskena

U vra me breshëri plumbash, si i shpëtoi burgut në shtator “Mond Çekiçi” me pretendimin se ishte me COVID

Publikuar: 20/03/2021

Edmond Koçi, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm, ishte arrestuar në muajin shtator për armëmbajtje pa leje, por me kërkesë të prokurorisë, ai u lirua.

Viktima “Mond Çekiçi” në 24 shtator të vitit të kaluar u arrestua në flagrancë mbi një motor, për akuzën e mbajtjes pa lejë të një pistolete, prodhim austriak të quajtur “Steyer” kalibër 9 mm.

Por pavarësisht kësaj, anëtari i Bandës së Durrësit, nuk bëri asnjë ditë paraburgim dhe u lirua me argumentimin se ishte i infektuar nga Covid. Vendimi u dha nga prokurorja Rabiana Halili, e cila dy ditë më pas dha dorëheqjen para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.



Më të lexuarat