Prapaskena

Habit kandidati i Bashës: Jam 111 vjeç (lapsus apo është vërtetë?)

Publikuar: 20/03/2021

Nuk kanë të sosur befasitë dhe marrëzitë me listat e kandidatëve për deputetë. Një kandidat i Partisë Demokratike, i përfshirë nga Lulzim Basha në listën e Elbasanit, shrkuan se është 111 vjeç.

Bëhet fjalë për Mehdi Shehun, i cili thotë se ka lindur në 12 prill të vitit 1910. Nëse deklarimin e tij do ta marrim si të vërtetë, ai do do thyen çdo rekord si kandidati më i vjetër për deputet.

Por, me sa duket kemi të bëjmë me një lapsus, pasi një pjesë e kandidatëve për deputetë nuk dinë shkruajnë shqip, madje disa prej tyre nuk dinë as të shkruajnë emrin e tyre, realitet i cili konfirmon se sa mjeran do të jetë parlamenti i ardhshëm. (Prapaskena)



Më të lexuarat