Prapaskena

Aksidenti në Korçë, përkeqësohet gjendja e të lënduarit, niset me helikopter për në Tiranë

Publikuar: 20/03/2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Korçë, ku një person përfundoi në gjendje kritike në spital.

Bëhet me dije se gjendja e të aksidentuarit (identiteti i të cilit nuk dihet ende), është rënduar dhe ai është nisur me helikopter nga Korça për në Tiranë.

Kujtojmë që aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme në Korçë, ku një makinë ka përplasur një motor, drejtuesi i këtij të fundit ka marrë plagë të rënda dhe sot është nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë.



Më të lexuarat