Prapaskena

Videoja e rrëzimit të Joe Biden po bën xhiron e botës, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Publikuar: 19/03/2021

Shtëpia e Bardhë ka bërë një reagim ditën e sotme për rrëzimin e Presidentit Joe Biden teksa ngjiste shkallët e avionit.

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti është në gjendje të mirë dhe se nuk ka pasur nevojë madje as për vëmendjen e ekipit mjekësor që e shoqeronte.

“Unë e di që njerëzit kanë parë që Presidenti Biden rrëshqiti në shkallët e avionit, por unë jam i lumtur të raportoj se ai është mirë dhe nuk kërkoi as vëmendje nga ekipi mjekësor që udhëtonte me të. Asgjë më shumë se një hap i gabuar në shkallë”, shkroi drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield.

Presidenti amerikan Joe Biden rrëshqiti, ndërsa nxitonte drejt shkallëve të avionit presidencial këtë të premte. Pasi u rrëzua në fillim të shkallëve, presidenti u pengua përsëri, duke rënë në gjunjë dhe pasi doli në krye të shkallëve të avionit, përshëndeti oficerët sipas protokollit zyrtar.



Më të lexuarat