Prapaskena

Ndoka kritika Bashës: Me shumë sportivitet e ke marrë Ramën, hiq ‘maskën e pandemisë’ dhe tregoji vendin

Publikuar: 19/03/2021

Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka ka kritikuar publikisht kreun e PD-së, për mënyrën sesi po përballet me kreun e qeverisë Edi Ramën.

Sipas Ndokës, Lulzim Basha e ka marrë me shumë sportivitet përballjen me Ramën, duke theksuar se kreu i qeverisa ka filluar presionin kudo, ndërkohë që Basha akoma nuk ka hequr ‘maskën e pandemisë’ për të folur fort, qartë dhe guximshëm.

‘Lulzim Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë shumë vonë. Si me shumë sportivitet e ka marrë këtë përballje Lulzim Basha! Edi Rama shembi Kushtetutën, zhbëri Kodin Zgjedhor, hoqi kandidatët opozitare nga gara, po riorganizon bandat, ka filluar presionin kudo, oligarkët kanë hapur thasët, ndërsa Basha akoma nuk ka hequr “maskën e pandemisë” për të folur fort, qartë dhe guximshëm! Qytetarët kërkojnë ndryshimin, rrotacioni është i sigurtë, Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë, edhe për Shqipërinë!’- shkruan Ndoka.



Më të lexuarat