Prapaskena

Gruaja e Gjin Gjonit ka vrarë një njeri. Kush ia mbylli dosjen?

Publikuar: 19/03/2021

Gjin Gjoni, emblema e korrupsionit të drejtësisë që po shembet nga Vetingu, së bashku me bashkëshorten e tij, Elona Çaushi, po shijojnë në këtë vilë me vlerë mbi 700 mijë euro në Farkë të Tiranës, paratë e pista që ish-gjyqtari ka bërë me çekiçin e drejtësisë si dhe rrëmbimin nga duart e amerikanëve të biznesit Duty Free në Aeroportin e Rinasit.

Por, pas këtij luksi fshihen vdekje, krime të mbuluara, dhimbje të padrejta, pastrim parash, mashtrime, falsifikime, dyshimi të rreme, manipulime, fshehje pasurie, mashtrim me pasurinë, korruptim, pra një mal me padrejtësi.

Elona Çaushi nuk është thjeshtë gruaja e një prej ish-gjyqtarëve më të korruptuar në Shqipëri, plepist, ish-veteriner që hyri me shapka dhe pantallona doku në drejtësi, duke iu i mbathur nga drejtësia si sheik nga frika e Vetingut.

Elona Çaushi nuk është thjeshtë një mbulesë e pastrimit të parave të pista të Gjin Gjonit. Nuk është thjeshtë gruaja që përzuri burrin e parë gjerman, Ëerner Mehlber, i mori biznesin përmes Gjin Gjonit dhe më pas u martuar me Gjin Gjonin, duke mashtruar se ishte burri i vetëm i saj.

Por, Elona Elona Çaushi është edhe një vrasëse. Të paktën kështu ka deklaruar ish-kolegu i Gjin Gjonit në drejtësi, Alaudin Malaj, që të dy të akuzuar për pastrimin e miliona euro para të pista, të investuar në pasuri të paluajtshme.

Alaudin Malaj, ish-gjyqtar i Apelit, ka deklaruar se Elona Çaushi ka shtypur një fëmijë me makinë dhe burri i saj, Gjin Gjoni, i ka mbyllur dosjen.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, mes të cilave ka qënë dhe automjeti tip “Porche”, ku ndodhej gjyqtari Gjin Gjoni dhe gruaja e tij Elona Çaushi.

Nga aksidenti ka humbur jetën fëmija Viktor Lulajt, si janë plagosur tre anëtarët e familjes Lindita Lilaj, Klaudia Lulaj dhe Renato Lulaj.

Aksidenti mund t’i ndodhë kujtdo, por krimi në këtë rast konsiston në veprimet e më pasme të Gjin Gjonit dhe Elona Çaushit. Kjo e fundit ia kishte faturuar autorësinë e aksidentit tragjik babait të fëmijës.

Meqenëse Gjin Gjoni ishte në atë kohë një personazh me ndikim të madh në drejtësi, ekspertimi nuk ka nxjerrë fajtore Elona Çaushin që drejtonte automjetin tip “Porche”, por Viktor Lulajn.

Në lojë ka hyrë menjëherë prokuroria e Kurbinit, e cila ka ngritur akuzë ndaj babait të fëmijës. Nisur në këto kushte gjykata e Kurbinit e ka pasur shumë të lehtë, duke nxjerrë fajtor babain e fëmijës që humbi jetën në këtë aksident, duke e dënuar me 5 vjet heqje lirie, me kusht që të marrë kontakt me shërbimin e provës.

Alaudin Malaj, një gjyqtar me karrierë 27-vjeçare në drejtësi, ka deklaruar se Gjin Gjoni ka falsifikuar provat e aksidentit rrugor, duke shpëtuar gruan e tij nga burgu dhe dënuar babanë e viktimës.

Akuzat e Alaudin Malajt marrin një tjetër peshë në kusht kur Gjin Gjoni është i sekudar si falsifikator dhe mjeshtër manovrash për t’i shpëtuar drejtësisë.

Në vitin 2014, i turbulloi prokurorinë e Elbasanit me manovra procedurale, duke arritur të mbyllë një dosje të tij, kur akuzohej për pastrim parash, falsifikim kontratash, mashtrim me pasurinë dhe si për një pasuri mbi 2 milionë euro të paligjshme.

Kur e morën në pyetje prokurorët, Gjin Gjoni mashtroi edhe për një vilë me vlerë të deklaruar 700 mijë euro, në të cilën banon sot në Farkë. Gjin Gjoni tha se e kishte anuluar kontratën për blerjen e vilës pasi i ishte dukur e shtrenjtë, por sot, pas 7 vitet, deklaron se banon në atë vilë.

Në një tjetër rast, kur prokurorët e zunë ngushtë për një transaksion 300 mijë USD, Gjin Gjoni mashtroi në mënyrë banale, duke thënë se ishte lapsus i noteres.

Në vitin 2018 arriti të merrte një leje 2-vjeçare në KLD, ku ishte edhe vetë anëtar, ndërsa Ilir Meta kryetar.

Këtë leje gjoja prindërore e përdori për të shmangur Vetingun dhe për t’u fokusuar në mbajtjen me forcë të biznesit të gruas në Aeroportin e Rinasit.

Kompania amerikane International Cruise Duty Free kishte tenderin si dhe kishte lidhur kontratën me TIA-n që në korrik të 2019 për menaxhimin e dyqaneve pa taksa. Por, sot dyqanet kontrollohen nga Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi. Po si ka arritur çifti t’i mbajë dyqanet, edhe pse kanë humbur tenderin dhe u ka mbaruar kontrata?!

Shumë thjeshtë: Korrupto dhe mashtro. Fillimisht Gjin Gjoni gjeti ushtarin e tij, zëvendës-ministrin e Financave, Elton Haxhi, i cili i rinovoi licencën në mënyrë të paligjshme kompanisë së Elona Çaushit, Albania Duty Free Distribution, për të ushtruar aktivitetin Duty Free në Rinas.

Më pas ministrja e Financave Anila Denaj ia anuloi licencën, por Gjin Gjoni gjeti një gjyqtar, për ta rrëzuar vendimin.

Në vijim, Gjin Gjoni ka gjetur dy gjyqtarë kamikazë, Avni Sejdi dhe Mimoza Kajo Brahimi, të cilët kanë marrë vendime në favor të kompanisë së gruas, për të kontrolluar dyqanet.

Një aferë e tillë ka alarmuar Ambasadën Amerikane. Në shkurt të vitit 2020, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim takoi Edi Ramën duke i shprehur shqetësimin për situatën, ndërsa më parë i kishte nisur edhe një letër Anila Denajt. Menjëherë Rama e shkarkoi Elton Haxhin, por Gjin Gjoni nuk ndalej më.

Në korrik të vitit 2020, Gjin Gjoni, pasi i kishte mbaruar leja prindërore, ia mbathi nga drejtësia nga frika e përballjes me Vetingun.

Në fillim tha se kishte propozuar PD-ja për deputet. Por, pas një mesazhi të forta të Yuri Kim, i cili paralajmëroi Lulzim Bashën të mos fuste të korruptuar në lista, Basha deklaroi se nuk do të kandidonte për deputet askënd që ia kishte mbathur nga drejtësia nga frika e Vetingut. Në tetor të 2020, Gjin Gjoni u bë avokat.

Ndërkohë që drejtorët e Edi Ramë vijonin t’i shërbenin interesave të tij. Në një kohë kur Ministria e Financave ishte në gjyq në Apel për t’i hequr rinovimin e licencës në gusht të 2019, më 24 shtator të vitit 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i ka dhënë kompanisë së gruas së Gjin Gjonit, Albania Duty Free Distribution (ADFD), një licencë për “Diplomatik Duty Free”, duke i dhënë monopolin për aktivitetin Duty Free në Shqipëri, pra për shitjet pa taksa.

Koha e dhënies së licencës përkon me një rotacion në krye të doganave, kur Edi Rama largoi Gjon Bardhin dhe emëroi Gent Gazhelin. Sipas burimeve të sigurta licenca është firmosur nga Gjon Bardhi pak para se të largohej.

Gjithçka renditëm rreth veprimtarisë së Gjin Gjonit janë vetëm maja e ajsbergut, por e mjaftueshme që SAK të hapë me në fund letrat, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.



Më të lexuarat