Prapaskena

Emrat / Meta-Berisha-Rama do pushtojnë parlamentin e ardhshëm me njerëzit e drogës, korrupsionit dhe pastrimit të parave

Publikuar: 19/03/2021

Në Shqipëri nuk do të ketë rotacion politik edhe për disa vite. Nëse e ashtuquajtura opozitë PD-LSI do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit apo nëse Edi Rama do të marrë mandatin e tretë, është e njëjta gjë, pasi nuk kemi të bëjmë me rotacion, por me riciklim.

Jo vetëm kaq. Kupola politika e Tiranës, nën drejtimin e Edi Ramës, Ilir Metës, Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhi, po kap edhe parlamentin e ardhshëm shqiptar, me anë të ushtarëve të krimit dhe korrupsionit.

Ilir Meta dhe Sali Berisha, përmes dy të besuarve të tyre, Lulzim Bashës dhe Monikës, kanë përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë përfaqësuesit e dosjeve të zeza të korrupsionit, pastrimit të parave, trafikut të drogës, dhunës etj.

Ndërsa Edi Rama për herë të parë ka hequr nga lista e kandidatëve për deputetë njerëzit e trafikut të drogës, prostitucionit, vrasjeve dhe grabitësit e dyqaneve, por ka përfshirë në listë ikonat e korrupsionit dhe aferave të Rilindjes gjatë këtyre tetë viteve, si Arben Ahemetaj, Ilir Beqjan, Damian Gjiknurin etj. Rama ka bërë një hap pas, duke hequr nga lista njerëzit e krimit, por edhe këtë herë nuk është ndarë nga korrupsioni.

Lulzim Basha kandidon Agron Kapllanajn, i cili është dënuar për vjedhje në Itali. Në listë, Basha dhe Berisha, kanë futur  edhe Alfred Rushaj, i cili ka bërë pazaret për marrëveshjen me CEZ, ku Shqipëria humbi qindra milionë euro.

Rrushaj është pjesë e dosjes së zezë së CEZ. Në listë Basha ka futur edhe Dash Sulën dhe Gent Strazimirin, të cilët mbahen mend që dilnin me patllake në brez dhe qëllonin nëpër stadiume. Në listë, Basha dhe Berisha, kanë futur Tritan Shehun, duke e vënë në krye në Gjirokastër. Shehu del i përfshirë në furnizimin me naftë të Millosheviçit, me urdhër të Berishës, duke thyer embargon e OKB, përmes kompanisë ‘Shqiponja’. Në listë janë gjithashtu shumica e bashkëputnorëve të Sali Berishës, të përdorur në aferat më të zeza në Shqipëri.

Lista e PD-së sigurisht që dominohet nga vetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Sali Berisha është përmendorja e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, drama e pluralizmit shqiptar, arkitekt i eliminimit të figurave kryesore të PD-së që nga Azem Hajdari deri tek Sokol Olldashi, njeriu me i besuar i Millosheviçit dhe UDB-së në Shqipëri, ideatori i SHIK-ut mafioz famëkeq, i zhdukjes së Remzi Hoxhës, i masakrës së zgjedhjeve të 26 majit 1996, trazirave të ’97 ku humbën jetë mbi 2 mijë shqiptarë, i urdhrave për bombardimin e Jugut, i spiunimit dhe përndjekjes së UÇK, i grushtit të shtetit në 14 shtator 1998, i Gërdecit, i vrasjes së Kosta Trebickës, i shitjes së detit Greqisë, i rrëmbimit të ish-Klubit Partizani, i aferës me rrugën Durrës-Kukës, i vrasjeve të 21 Janarit, kaosit tragjik me pronat, shkatërrimit të pyjeve dhe lumenjve, shkatërrimit të gjithanshëm të Shqipërisë, i korrupsionit dhe i dhunës ndaj medias. Dot të duheshin mijëra faqe për të listuar sagën e krimeve kombëtare, njerëzore dhe ekonomike të Sali Berishës. Ndërsa Lulzim Basha është thjeshtë një reflektim i Sali Berishës.

Nga ana tjetër, Ilir Meta ka tejkaluar Ramën dhe Bashën sa i takon përmbajtjes së listës së kandidatëve për deputetë. Lista e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ngjan si një listë e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në krye të tre qarqeve, kandidon vetë Monika Kryemadhi, e cila sipas raporteve ndërkombëtare, pasurisë që posedon dhe investigimeve mediaike, është politikania më e korruptuar në Ballkan, së bashku me bashkëshortin, Ilir Meta emblemë e korrupsionit me bllok në dorë, pastrimit të parave dhe trafiqeve të drogës.

Kryemadhi akuzohet se e ka nisur ‘karrierën’ duke trafikuar drogëra të forta nëpër aeroporte me karrocën e fëmijëve, kur Ilir Meta ishte kryeministër, i cili e kthen Shqipërinë në delen e zëzë të krimit dhe trafiqeve në kontinentin evropian.

Përparim Spahi ka dalë edhe në dosje të zezë të të vëllait të tij, Ylli Spahiu, i cili po hetohet nga SPAK, si ish-drejtor i Patentave të LSI-së. Drejtoria e Patentave ka qenë një nga qendrat më famëkeqe të korrupsionit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kandidojnë edhe Shemsi Premçin, i cili në fillim ishte në PD, pastaj kaloi me PS-së ku u bë drejtor i Rezervave të Shtetit dhe më pas, pasi u shkarkua nga Olta Xhaçka, kaloi me LSI-së.

Fillimisht Meta e mori si këshilltar dhe më pas e kandidoi për partinë e tij. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar abuzime të rënda në drejtorinë që ka drejtuar Premçi, i cili kur ishte në pushtet PD-së, u përplas me kolonitë e kromit. Shemsi Premçi është proceduar për organizimin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, por më pas doli i pafajshëm.

Meta dhe Monika kanë kandiduar edhe Edmond Haxhinaston, pjesë e aferës së privatizimit të Albpetrol nga Sali Berisha, ku nuk siguroi garancinë prej 85 milionë euros të kompanisë mashtruese, pas të cilës dyshohet se ishte oligarku u falimentuar Rezart Taçi.

Haxhinston është përdorur nga Meta edhe për afera të tjera, por megjithatë i ka shpëtuar deri më sot ndëshkimit nga drejtësia.

Në listën e LSI-së nuk mund të mungonte Vojo Bregu, ikona e aferave të LSI-së, defakto ministri i Bujqësisë së LSI, i cili po hetohet aktualisht nga SPAK për një dosje me 500 faqe për afera në Ministrinë e Bujqësisë ku më parë ishte sekretar i përgjithshëm, por në realit ishte shef i Panaritit. Sipas dosje së SPAK, Vojo Bregu i ka shkarkuar dëme të rënda shtetit shqiptar me dhënien me qira të mijërave hektarë tokë bujqësore në mënyrë abuzive.

Kandidati i LSI-së në Tiranë, Vojo Bregu, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë në kohën që ky dikaster drejtohej nga Edmond Panariti, qëndron në qendër të skandalit të abuzimit me tokat bujqësore shtetërore. Sipas raportit të përgatitur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, firmosur nga Bujar Leskaj dhe dosjes në SPAK, Vojo Bregu rezulton se ka abuzuar, duke dhënë në mungesë të plotë transparence, “miqve” të tij tokat bujqësore.

Nga auditimi i procedurave të dhënies me qira të tokave bujqësore në administrim të Ministrisë së Bujqësisë Zhvillimit Rural rezulton se në kundërshtim me të gjitha procedurat dhe në mungesë të plotë të transparencës kanë kaluar në përdorim të njerëzve të privilegjuar të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të asaj kohe Vojo Bregu dhe ministrit Panariti. Bëhet fjalë për sipërfaqe të konsiderueshme në të gjithë vendin. Krahas dhënies së tokave në favor të disa individëve të privilegjuar, nga kontrollet është vënë re dhe mosmbledhja e detyrimeve që i takon shtetit, pasi janë shmangur kontrollet periodike dhe verifikimet.

Vojo Bregu del në skenë edhe në lidhjen e Ilir Metës me biznesmenin Muhammad Obaidul Karim, i dënuar më burgim të përjetshëm në Pakistan për korrupsion, mashtrim dhe pastrim parash. Muhammad Obaidul Karim ka pastrua para me Ilir Metën. Ky i fundit, përmes Bregut dhe Panaritit, i dha Muhammad Obaidul Karim në mënyrë korruptive 1146 hektar tokë bujqësore në Komunën Topojë, Qarku Fier, për të pastruar para. Në këmbim dyshohet se Meta ka marrë 5 milionë euro. Për t’i dhënë tokën klientit të Metës, Vojo Bregu nxori jashtë loje

investitorët norvegjezë të “Farm Albania”, ku investimi i tyre kishte një vlerë 20 milionë USD. Norvegjezët u përzunë vetëm se nuk pranuan t’i jepnin para Ilir Metës, i shkoi vetë me urgjencë, duke parë pronën.

Në dosjen me 500 faqe që është në duart e SPAK, janë përfshirë edhe aferat e Vojo Bregut dme tendera duke shpërdoruar hapur detyrën dhe shkelur barazinë, për privilegjuar në mënyrë të padrejtë “miqtë”. Në listën e Metës dhe Monikës janë edhe kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit Miranda Rira si dhe ish-kryetarja e Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rama. Kjo listë e PD-LSI-PS do të përbëjë parlamentin e ardhshëm shqiptar!



Më të lexuarat