Sot merrni çadrat me vete. Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë në vendin tonë vranësira të shpeshta dhe intervale me kthjellime gjatë pjesë së parë të ditës, sipas Meteoalb. Por pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave lokale duke sjellë dhe reshje të izoluara shiu e dëbore.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 deri 12°C.
Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 5 ballë.
Rajoni dhe Europa: Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë Brigjet e egjeut dhe Ishujt Britanikë do të diktojnë reshje shiu dhe stuhi afat shkurtra ere. Ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë pjesën më të madhe të Europës.