Një granatë e vjetër ka shpërthyer tek “Liqeni i thatë” në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi është bërë nga forcat xheniere në mënyrë të kontrolluar.
Mësohet se granata është gjetur në baltë.
“Me datë 18.03.2021, tek Liqeni i thatë, nga forcat xheniere është bërë një shpërthim i kontrolluar i një granate të vjetër të gjendur në baltë”,- thuhet në njoftim