Kandidati për deputet i PD në Elbasan Luçiano Boçi, është përplasur fizikisht ditën e sotme me biznesmenin Gjergj Luca.
Shkaku i përplasjes mes tyre nuk dihet ende. Boçi dhe Luca bëhet me dije se janë konfliktuar fizikisht në një lokal në Labinot.
Burime për mediat nga Elbasani bëjnë me dije se Luca ka kërcënuar Boçin dhe të dy më pas janë përplasur fizikisht. Si kandidati i PD për deputet dhe biznesmeni kanë bërë denoncimet e tyre në Prokurori.
Deri tani nuk ka asnjë reagim nga të dy personat e përfshirë në sherr, por dyshohet se shkak për përplasjen mes Boçit dhe Lucës ka qenë një takim elektoral i kandidatit të PD në një lokal në periferi të Elbasanit.
Biznesmeni ka shkuar aty me disa persona dhe është konfliktuar fizikisht me Luçiano Boçin.