Prapaskena

Gjykata Kushtetuese ultimatum Komitetit të Ekspertëve/ Keni një javë kohë të rishikoni masat shtrënguese

Publikuar: 18/03/2021

Situata e vështirë që është krijuar në vendin tonë si pasojë e Covid ka sjellë ndalimin e grumbullimeve me më shumë se  persona në ambiente të mbyllura.

Por kreu i PR Fatmir Mediu pak kohë më parë ka dalë kundër këtij vendimi, për shkak se vendi ndodhet para procesit zgjedhor dhe takimi me njerëzit është i rëndësishëm për fushatë, duke e ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka shpallur ditën e sotme vendimin, duke i lënë Komitetit Teknik një javë kohë që të rishikojë masat shtrënguese.

Kjo është hera e dytë që Kushtetuesja merr të njëjtin vendim, pasi herën e parë Komiteti e anashkaloi në heshtje.



Më të lexuarat