Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha e cila akuzohet se ka liruar nga qelia disa të “fortë” të dënuar për vepra të rënda penale.
Me urdhër të SPAK, Enkeleida Hoxha u arrestua bashkë me 9 persona të tjerë më 11 shkurt me akuzën e korrupsionit. Ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.