Prapaskena

U lanë jashtë listave të PS, reagimi i epik i Sadri Abazit, Musa Uqini preket dhe flet i emocionuar (video)

Publikuar: 16/03/2021

Më shumë se gjysma e deputetëve të PS-së nuk do të rikandidojnë ose ndodhen në zonën jo të sigurt në listat e reja për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë seancës parlamentare deputetët janë pyetur në lidhje faktin se pse nuk janë në këto listat, nëse është vendimi i partisë apo i tyre personal.

“Përgjigja” më e epike ka qenë ajo e Sadri Abazit, i cili sapo ka mësuar pyetjen ia ka plasur të qeshurit me të madhe, aq sa i ka suprizuar të gjithë gazetarët.

Ndërsa më i prekur është shfaqur, Musa Ulqini, i cili me një zë emocionues u shpreh se pas 25 vitesh kontribute largohet nga politika.

“Unë jam shumë i emocionuar të them sot që kam qenë shumë i nderuar që u kam shërbyer qytetarëve shqiptarë dhe socialistëve për 25 vite rresht. Dhe kjo padiskutim është një nder që më është bërë mua dhe jam përpjekur që ta justifikoj duke ofruar një model në politikën shqiptare dhe gjithmonë jam udhëhequr nga parimi që ndershmëria është politika më e mirë”, ka deklaruar Ulqini.

Ndërkohë që Eglantina Gjermeni ka ripërsëritur arsyen e e largimit të saj. “U largova vetë, kam gati 1 vit që ia kam thënë kryeministrit, arsye personale”, tha Gjermeni.
Deputeti i Vlorës, Fate Velaj, ka deklaruar se PS ka autorizuar Edi Ramën që të bëjë një pjesë të gjatë të rrugës.

“Dhe i duhen njerëz për etapa të caktuara, për këtë pjesë rruge unë isha i duhuri, në pjesën tjetër do marrë dikë tjetër. Nuk mund të mbajë të njëjtët njerëz deri në Kinë. Unë deri javës tjetër jam në Kuvend, do të pyes familjen për një vendim tjetër (kur pyetet për postin e kryebashkiakut), e cila jeton në Vjenë. Nuk e kam ndjekur dhe aq shumë përplasjen mes Lelit në Vlorë, deri në 6 Shtator jam deputet, jam i fokusuar te fushata ime”, tha ai.

Për deputetin e Tiranës, Sadi Vorpsi, moskandidimi i tij ka qenë një zgjedhje personale. “Ka qenë një zgjedhje personale e imja, ishte zgjedhje imja! Ja u thashë dhe njëherë, ishte thjesht një zgjedhje personale e imja, unë ekam sqaruar shumë mirë dhe në statusin që bëra, do të vazhdoj të jem pjesë e mazhorancës”, ka nënvizuar Vorpsi.



Më të lexuarat