Prapaskena

PD-ja ridepoziton listat e 25 prillit, kush do të zëvendësojë të ‘sakrifikuarin’ Gazmend Koduzi

Publikuar: 16/03/2021

Emri i Gazmend Koduzit nuk figuron në listat e ridepozituara ditën e sotme pranë KQZ nga Partia Demokratike.

Në listat e para të dorëzuara në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Gazmend Koduzi ishtë i 23-ti në listën e PD-së në Tiranë, por tashmë me korrigjimin e listave ai nuk figuron më.

Vendin e 23-të në listën e Tiranës e ka zënë Dorian Teliti, i cili më parë ishte i renditur i 26-ti.

Partia Demokratike ka ridepozituar në KQZ listat e kandidatëve për të gjitha qarqet, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

KQZ ia kishte kthyer listat PD-së për korigjim, duke qenë se nuk ishte plotësuar kriteri i kuotave gjinore në disa qarqe.

Jo vetëm PD-ja, por edhe PS, por edhe disa partive të tjera të vogla, për shkak të parregullsive që kishin me kuotat gjinore, dokumentacionin e kandidatëve dhe formularet e dekriminalizimit. Partitë kanë 5 ditë kohë në dispozicion që ti korigjojnë listat, dhe të bëjnë edhe renditje të re të mundshme.



Më të lexuarat