Prapaskena

“Biznesmenë e VIP-a më kërkuan seks”! Ish-konkurrenti i Për’Puthen flet pa dorashka: Kam shkuar edhe me çifte!

Publikuar: 16/03/2021

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Graciano Merkaj ka folur hapur për seksualitetin e tij dhe jetën private.

Gjatë një interviste së fundmi, ka pranuar se biznesmenë dhe personazhe të njohur mediatikë shqiptarë i kanë kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Ai u shpreh se e kanë kontaktuar përmes shoqërisë së tij, si edhe i kanë dërguar mesazhe në telefon por i ka refuzuar “sepse shqiptarët nuk përshtaten me karakterin e tij.

“Nuk pëlqej vetëm femrat, por edhe meshkujt! Ngacmime nga politikanë të mirëfilltë jo, por njerëz me pozitë. Ndërmjet shoqërisë time, edhe ndërmjet telefonit. Më kanë kërkuar marrëdhënie seksuale për më tepër, eksperimente. Njerëz të mirëfilltë, biznesmenë dhe personazhe mediatike. Por këtu nuk përshtaten me karakterin tim, kërkojnë budallallëqe … (qesh),”– tha Graciano Merkaj, i ftuar në “ABC-ja e
mëngjesit”.

Kur u pyet nëse është single apo në një marrëdhënie, ai u përgjigj se nuk i pëlqen të lidhet.

“Nuk jam tip që krijoj lidhje, thjesht dal. Nuk jam tani për një lidhje, të paktën këtu në Shqipëri. Jashtë Shqipërisë, për punë, për të gjitha,”- u shpreh ish-konkurrenti i “Përputhen”.

Ai foli edhe për punën si zhigolo që ka bërë për 5 vite në Belgjikë, ku tregoi se ka shkuar vetëm me çifte.

Graciano Merkaj tha se eksperiencë e parë e ka pasur në moshën 16-vjeçare dhe gruaja me moshën më të madhe që ka bërë seks ka qenë 79-vjeçe.

“Kam ikur 16-vjeç jashtë, nuk jam marrë vetëm me femra, por me të dyja palët njëkohësisht. Me çifte kam punuar unë, jo vetëm me të ndarë. Eksperiencën e parë e kam pasur 16 vjeç e gjysmë, çifti nuk ishte shumë i madh me moshë. E bëra për para, pastaj më pëlqeu të eksploroj. Paguhet shumë mirë. Mosha e gruas më të madhe që kam shkuar është mbi 65-vjeçe, tek 79 vjeçe. Nuk krahasohen me plakat e Shqipërisë, janë të mbajtura. Hera e parë ishte e vështirë, pastaj jo. Për 5 vite e kam bërë këtë punë. Në Shqipëri më kanë ofruar por s’kam pranuar, këtu janë njerëz të lodhur,”– përfundoi ai.



Më të lexuarat