Prapaskena

Sot hapet tuneli i parë që do lidhë Tiranën dhe Durrësin te ish sheshi Shqiponja! Brenda javës hapet një tjetër nënkalim, projekti përfundon brenda 2021

Publikuar: 15/03/2021

Mesohet se sot gjatë mesnatës do të hapet për qarkullimin e automjeteve një nga tunelet në ish sheshin Shqiponja. Ky nënkalim do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve që vijnë nga Tirana dhe shkojnë në drejtim të Durrësit.

Ndërkohë mësohet se brenda kësaj jave do të hapet për qarkullimin e mjeteve edhe një tjetër tunel me drejtim nga Durrësi në Tiranë. Afati për përfundimin e veprës është muaji shkurt i vitit të ardhshëm. Por punimet në këtë vepër madhore po ecin me ritme të shpejta dhe pritet që në fund të këtij viti të përfundojë i gjithë segmenti, nga ish Sheshi Shqiponja te Pallati me Shigjeta.

Ky projekt parashikon disa nënkalime dhe mbikalime që do të rregullojnë trafikun në një nga zonat më të rënduara në kryeqytet. Ndërkohë e gjithë unaza e madhe e gjatë 27 km pritet të përfundojë në vitin 2023.



Më të lexuarat