Prapaskena

Përfshihet nga flakët makina e një gruaje në Vlorë, dyshohet defekt teknik

Publikuar: 15/03/2021

VLORË
Një makinë është djegur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në lagjen “Osman Haxhiu”, ku dyshohet si pasojë i një defekti teknik ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetases G.M.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.



Më të lexuarat