Policia në Spanjë ka sekuestruar një nëndetëse të krijuar në mënyrë artizanale, e aftë të transportojë deri në 2 ton droga.
Mjeti nëntë metra i gjatë, i lyer në blu, u zbulua në një magazinë industriale në qytetin jugor të Málaga.
Kapja ishte pjesë e një operacioni të përbashkët me pesë shtete të tjera dhe me agjencinë evropiane Europol.
Policia tha se 52 njerëz u arrestuan në të gjithë Spanjën dhe një masë e madhe kokaine e hashashi i sekuestrua.
Autoritetet shkatërruan gjithashtu një laborator të improvizuar drogash. Policia beson se nëndetësja prej druri dhe fibrash plastike po bëhej gati për trafikimin e drogave, por nuk ishte përdorur ende për herë të parë.
Edhe në vitin 2019 një nëndetëse e ngarkuar me më shumë se 2000 kg kokainë u kap në veriperëndim të Spanjës kur mjeti ngeci në cekësirë. Dy njerëz u arrestuan në të.
Nëndetëset artizanale janë kthyer një transportin e preferuar të trafikantëve për kalimin e drogave nga Amerika Latine në SHBA.