Prapaskena

Gjashtë gratë në zi/ Vdes mbreti afrikan Zulu, për të cilin kërcenin virgjëreshat e zhveshura

Publikuar: 14/03/2021

Mbreti Zulu i Afrikës së Jugut, Goodwill Zwelithini, ka vdekur në moshën 72 vjeçare pas disa javë trajtimi nga diabeti.

Mbreti fisnor nga Nongoma, qyteza e provincës juglindore Kwa-Zulu Natal ishte i njohur për stilin e tij ekstravagant të jetesës, i cili kishte blerë nga një pallat luksoz për secilën nga gjashtë gratë e tij dhe shpenzoi rreth $200 000 për uniformat ushtarake të 28 femijëve të tij, kur populli jetonte në varfëri ekstreme.

Gjatë sundimit të tij 49-vjeçar, mbreti i kontestuar kishte ringjallur traditën e festivaleve ku vajza të reja të zhveshura nga mesi e lart kërcenin para tij. Në vitin 2003 ai zgjodhi gruan e tij të gjashtë mes këtyre kërcimtareve, asokohe 18-vjeçaren Zola Mafu nga Swaziland.

Megjithse posti i tij ishte pa fuqi zyrtare në shtetin modern të Afrikës së Jugut, Zwelithini ishte objekt i urrejtjes se aktivisteve të te drejtave te grave dhe atyre kundër HIV/Aids.

Ish-mbreti njihej për komentet denigruese ndaj homoseksualëve dhe emigracionit, duke thënë se emigrantët ishin shkaku i rritjes së krimit dhe dhunës ksenofobike.

I lindur në Nongoma, Zwelithini u ngjit në fron më 3 dhjetor 1971 qe prej epokës së aparteidit.

Ai u bë mbret pas vdekjes së babait të tij Cyprian Bhekuzulu Solomon në 1968.

Fiset Zulu janë grupi më i madh etnik i Afrikës së Jugut me rreth 11 milionë njerëz.

Udhëheqësit tradicionalë luajnë role simbolike në Afrikën e Jugut dhe njihen nga kushtetuta.

Pas përfundimit të regjimit të ‘të bardhëve’ në vend në 1994, mbretërit udhëheqin komunitetet zezake dhe ndërmjetësonin për mbylljen e konflikteve mes tyre.

Në 2015, komentet ksenofobe të Zwelithini janë fajësuar si shkaku i trazirave etnike mes emigrantëve afrikanë që kanë të paktën shtatë të vdekur dhe qindra të zhvendosur.

Zwelithini tha më pas se komentet e tij ishin përdorur jashtë konteksti.



Më të lexuarat