Prapaskena

Foto / Qëllohet me gurë autobusi i Kamzës tek Universiteti Bujqësor, nuk ka të lënduar

Publikuar: 14/03/2021

Autobusi i linjës Tiranë-Kamëz është qëlluar mbrëmjen e sotme me gurë nga persona të paidentifikuar.

Autobusi i kompanisë ‘Shpresa.al’ është qëlluar në orën 19:30 tek Universiteti Buqësor, teksa ishte plot me njerëz, meqenëse ishte edhe i fundit, për shkak të mbylljes në orën 20:00.

Nga sulmi është thyer xhami, por nuk ka pasur të lënduar. Pas sulmit, autobusi ka ndaluar rreth 20 minuta në stacion.



Më të lexuarat