Prapaskena

Enejt Shyti rikthehet në vendin e krimit! Polumbarët e RENEA-s kontrolle në Lanë për pistoletën

Publikuar: 13/03/2021

TIRANË- Ditën e sotme, se 24-vjeçari Enejt Shyti i arrestuar si ekzekutori i biznesmenit Behar Sofia, është sjellë pranë vendit të krimit për të zbuluar se ku kishte hedhur armën e ekzekutimit.

Siç shihet nga pamjet e siguruara , polumbarët e RENEA-s kanë nisur kërkimit për të gjetur pistoletën me silenciator të hedhur në lumen Lana nga ekzekutori Enejt Shyti menjëherë pas vrasjes së Behar Sofisë.

Ka qenë pikërisht vetë Enejt Shyti i cili ka treguar përafërsisht se ku e ka hedhur armën e krimit pas vrasjes.

Së bashku me Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, janë arrestuar edhe Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë dhe banues në Tiranë, Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë si dhe Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.



Më të lexuarat