Prapaskena

Brataj: Vaksinat ruse dhe kineze janë efektive, duhet t’i përdorim dhe ne!

Publikuar: 12/03/2021

Kreu i Urgjencës kombëtare, Skendër Brataj tha se vendi ynë duhet të marrë vaksinat ruse dhe kineze, pasi vendet e shumta që i kanë përdorur dhe shumë pranë nesh kanë treguar se janë efektive dhe nuk kanë efekte anësore më shumë se vaksinat e tjera.

Brataj tha se fillimisht pati një hezitim ndaj tyre pasi as EMA dhe as FDA nuk i certifikuar, por sot gjërat po ndryshojnë dhe se me ato vaksina janë bërë me mijëra doza që kanë treguar efektivitete.

Duke parë që hezitimi nga EMA DHE FDA për mbështeten e këtyre vaksinave dhe duke parë me miliona doza që janë bërë deri tani kanë treguar efikasitetin në një përqindje shumë të lartë.

Edhe për efektet anësore që nuk kanë pasur shumë në raport me vaksinat e tjera. Komiteti i vaksinës që merret me studimin e vaksinave dhe të dhënat thamë në parim se vaksina si kineze dhe ruse mund të përdoren”, tha Brataj.

 

 



Më të lexuarat