Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar ditën e sotme takime në Vlorë. Takimet po zhvillohen në vilën qeveritare në këtë qytet.
Kujtojmë se ditën e djeshme është përjashtuar nga Partia Socialiste Dritan Leli pasi refuzoi të hiqte dorë nga detyra e kryebashkiakut për të kandiduar për deputet. Leli u largua nga partia pas një mesazhi që Damian Gjiknuri lexoi në Asamblenë e PS në Vlorë.
Në mesazh thuhej se “Dritan Leli nuk ka më vend mes socialistëve”.
PS e ka konsideruar Lelin të “huaj” duke mos pranuar që ai të dalë në fushatë me kandidatët për deputetë.