Prapaskena

U përfshi në listën e deputetëve, largohet Toni Gogu. Mersin Murataj Prefekti i ri i Tiranës

Publikuar: 10/03/2021

Pas përfshirjes në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, Prefekti i Tiranës, Toni Gogu ka dhënë dorëheqjen, për t’i lënë vendin prefektit të ri Mersin Murataj.

Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Murataj në krye të Prefekturës së Tiranës, vendim që vjen nga një eksperiencë e gjatë në një tjetër institucion të qeverisjes vendore, atë të Qarkut të Tiranës.

Mersin Murataj ka drejtuar së fundmi Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës të Qarkut Tiranë, funksion i deleguar i qeverisë përmes Ministrisë së Bujqesisë.

I diplomuar në fushën e Drejtësisë, Murataj ka drejtuar edhe më herët sektorë të ndryshëm të bujqësise në zona si Kamëz, Vorë etj.



Më të lexuarat