Prapaskena

Pas intervistës së bujshme, Beyonce ka një mesazh për Meghan Markle

Publikuar: 10/03/2021

Beyonce ka postuar një mesazh të ëmëblë në mbështetje të dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle pas intervistës së bujshme me Oprah Winfrey që u ndoq nga 17 milionë njerëz në të gjithë botën. “Faleminderit Meghan për guximin dhe drejtimin tënd. Të gjithë jemi fuqizuar dhe frymëzuar prej teje”, u shpreh Beyonce.

Mbretëresha e muzikës ndaj gjithashtu një fotografi të saj me Mëghan nga takimi i tyre në vitin 2019 në Londër. Kjo nuk është hera e parë që Beyonce shpreh mbështetjen për Markle. Këngëtarja bashkohet me një numër miq të famshëm të Markle, të cilët e kanë mbështetur publikisht pas intervistës.

Serena Williams ishte ndër të parat që postoi një deklaratë të gjatë duke lavdëruar forcën e Markle gjatë intervistës me Winfrey, në të cilën Dukesha zbuloi se ajo ishte përballur me racizëm nga shtypi dhe familja mbretërore dhe se dhe kishte patur mendime për vetëvrasje për shkak të situatës stresuese që kishte përjetuar.



Më të lexuarat