Kjo është video të cilës i është referuar sot kryeministri Edi Rama, teksa sulmoi drejtuesin politik të PD në Vlorë, Bujar Leskaj.
Video është regjistruar kohë me parë, kur Leskaj ishte kreu Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ai shihet teksa “ndeshet” brenda në lokal me një prej miqve të tij. Të dy janë dukshëm të dehur e me kanatjere, ndërsa vihen “kokë më kokë” në duel me njëri-tjetrin.
Mes miqve të Leskaj që ndodhet në lokal shquhet dhe Sali Shehu, ish-deputet i PD dhe sot kryetar i FRD-së, i cili bën rolin e arbitrit.