Të shpeshta kanë qenë lapuseset e kryedemokratit Lulzim Basha gjatë fjalës së tij. Më i fundit nuk i ka shpëtuar as djalit të kryeministrit, Edi Rama, Gregut.
Ai ka postuar në Instastory momentin kur Basha thotë gabimisht se Shqipëria nuk ka asnjë shpresë të ndryshojë Ramën.
View this post on Instagram
“Me Edi Ramën, pa të cilin nuk ka asnji shpresë që Shqipëria mund të ndryshojë”, dëgjohet tek thotë kryedemokrati.
Nga ana tjetër Gregu ka shkruar me nota humori: “Çuditërisht jam dakort!”, duke lënë të kuptohet se për herë të parë kanë rënë me një mendje.