Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ishte mjaft i ashpër me kreun e qeverisë Edi Rama, i cili sot e ironizoi me një foto të sikletshme.
Shehi shprehet se Edi Rama për 8 vite në pushtet, jo vetëm që u korruptua, por largoi rininë dhe Shqipërinë nga BE-ja e çoi drejt Arabisë dhe Turqisë.
“Unë mendoj se është hajdut. Ja vura emrin shqip, i korruptuar, por në zhargon është hajdut, unë kështu mendoj.
Për 8 vite e degjeneroi administratën shqiptare, e ka shkatërruar nëpunësinë e shtetit, e ka bërë rininë të marrë valixhet të ikë nëpër botë, që për 8 vite gënjen nga mëngjesi në darkë, na la te porta e Europës, jemi jashtë Europës ne dhe po na çon drejt Arabisë dhe Turqisë” tha Shehi.