Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme pranë shkollës 24 Maji te tregu Orizit në Vlorë.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Dyshohet se ka pasur një konflikt çasti mes disa të rinjsh, por ende nuk bëhet me dije shkaku.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.