Alket Hyseni është tërhequr nga gara për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës.
Kryeministri Edi Rama tha gjatë një konference për media se një prej kandidatëve është tërhequr, por nuk e tregoi emrin, mësohet se kandidati i larguar është deputeti aktual i Sarandës, Alket Hyseni.
Arsyeja kryesore e tërheqjes së Hysenit besohet të jetë renditja i 11-i në listën e PS, një vend i pasigurtë që mund të ketë shkaktuar pakënaqësi te ai.