Prapaskena

Çfarë ndodhi në korridoret e PD? Telefonata e Bashës në mesnatë dhe befasitë

Publikuar: 09/03/2021

Luçiano Boçi ishte një rikthim në minutat e fundit mbrëmë teksa PD-ja po dorëzonte listat në KQZ. Por cfarë ndodhi, pse u “harrua”?

Gjatë analizimit në Radarin Informativ të listave në cdo qark të kandidatëve të PD-së, tha se mes Lulzim Bashës dhe Boçit ka pasur një telefonatë.

“Ka pasur një komunikim telefonik mes Bashës dhe Boçit duke i kërkuar të kontribuojë duke qenë i shtati në listë, pasi është marrë konfirmimi do të jetë i shtati”

Në Kryesinë e PD-së, tha më tej Juxhin Mustafaraj nuk ka pasur debate, por pakënaqësi po, pasi janë sakrifikuar shumë demokratë.

“Në Kryesinë e PD-së nuk ka pasur debate. Lista ka sakrifikuar shumë demokratë që kanë qenë të angazhuar në opozitë.

Florion Mima ka qenë një surprizë për mos përfshirjen e tij në listat e PD-së. Duke qenë të bindur se demokratët do të jenë në qeverisje është menduar një pozicion i ri pas zgjedhjeve“.

Aleatët? “Partia e Shpëtim Idrizit ka marrë 4 deputetë në zona të sigurta. Përfshirja e Dules në Tiranë mund të konsiderohet surprizë, pasi pritej që të ishte në Korçë ose Vlorë.

Por është menduar për të mos prishur balancat e PD-së në këto dy qarqe është të kandidojë në Tiranë”



Më të lexuarat