Partia Socialiste do të miratojë pasditen e sotme emrat e kandidatëve për deputetë. Kryesocialisti Rama po synon të rifreskojë listën e PS-së dhe pjesë e këtyre ndryshimeve pritet të prekë edhe emrat “big” në radhët e deputetëve socialistëve.
Duke mos e pasur vendin e sigurt mësohet se janë 15 deputetë socialistë që rrezikojnë. Disa prej deputetëve kanë bërë publike largimin e tyre nga politika, si Besnik Baraj, Sadri Vorpsi dhe Vasilika Hysi. Që të tre kanë deklaruar publikisht që nuk do të jenë pjesë e listës së PS-së.
Në dyshim janë Ditmir Bushati dhe Mimi Kodheli. Të dy ish-ministrat e PS-së duket se nuk do të jenë pjesë e listës. Gjithashtu burimet pohojnë se ish-ministrja Kodheli mund të renditet në listën jo të sigurt të Tiranës. Elona Gjebera pritet të mos jetë në një listë të sigurt.
Ndërsa flitet për largime të deputetëve Edmond Leka, Fatmir Velaj dhe Andrea Marto në listën e qarkut të Vlorës.
PS ka vendosur që Blerina Gjylametin të zhvendosë në listën e Korçës, ndërsa ministri Eduart Shalsin ta kalojë në Tiranë.
Adnor Shameti është deputeti që mund të jetë në pikëpyetje për t’u përfshirë në listën e sigurt të kandidatëve. Në Berat, PS mendohet se i ka katër të sigurt. Nasip Naço, Blendi Klosi, Ermonela Felaj janë të sigurt. Ndërsa vendi katër mund të shkojë mes Fadil Nasufit dhe Adnor Shametit.
Edhe në listën e Shkodrës mund të ketë surpriza. Ish-zv.kryeministrja Senida Mesi mund të mos jetë në listën e fituesve në këtë qark. Në qarkun verior, PS pretendon të marrë katër deputetë. Ilir Beqaj, Majlinda Andoni (prefekte), Benet Beci, Paulin Stërkaj, Luan Harusha janë disa nga emrat që mund të përfshihen në listën e sigurt.
Rrahman Rraja dhe Eglantina Gjermeni janë dy emrat që mund të mos jenë të përfshirë në listën e qarkut të Durrësit. Është përfolur që rrezikojnë edhe senatorët e tjerë të PS-së, Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj, por kjo pritet të vendoset në Kryesinë e PS-së, edhe pse përflitet se do të jenë në listat e Tiranës.
Emrat e larguar ose që rrezikojnë
Edmond Leka
Fatmir Velaj
Andrea Marto
Rolant Xhelilaj
Rrahman Rraja
Besnik Baraj
Vasilika Hysi
Sadi Vorpsi
Ditmir Bushati
Elona Gjebrea
Sadri Abazi
Mimi Kodheli
Adnor Shameti
Eglantina Gjermeni
Senida Mesi