Është ora 6 e 30 minuta e mëngjesit. E diel, 7 mars 2021. Në rrugët e Kamzës ka pak qytetarë, të cilët nxitojnë për në punë.
Këta dy policë ndalojnë qytetarët pa maska nga makina e policisë dhe u vendosin nga 30 USD gjobë. Deri këtu janë në rregull, pasi po zbatojnë ligjin. Shteti po vepron.
Por, polici, fytyra e shtetit në terren, para se të vendosë gjoba, duhet të jetë në radhë të parë vetë shembull dhe model i zbatimit të ligjit.
Në rastin konkret, njëri nga efektivët me emrin A. Zalla, siç e shikoni në foto, mban hundën jashtë maskës, çka është njëlloj sikur të mos mbajë maskë fare.
Pothuajse vetë pa maskë, ky efektiv gjobit qytetarët. Por, kjo nuk është shkelja e vetme. Polici me hundën jashtë, A. Zalla sillej edhe si ganster me qytetarët, të cilët i vinin në dukje se nuk e kishte vendosur maskën si duhej.
Komunikimi i tij është jashtë çdo standardi etike, një komunikim rrugaçëror dhe fyes për uniformën që mban.
Gjithashtu, asnjëri nga efektivët nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, duke dhënë një tjetër mesazh si njerëz të anti-ligjit, madje të hurit dhe të litarit.
Presim një reagim nga shefi i komisariatit Altin Lila dhe marrjen e masava ndaj efektivit A. Zalla. (Pamfleti)