Prapaskena

Tragjike, shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti në Rrogozhinë

Publikuar: 06/03/2021

Ka shkuar në tre numri i viktimave si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Abcnews.al mëson se ka ndërruar jetë në spital Bajram Koni, ndërsa më herët humbi jetën edhe gruaja e tij Merushe Koni.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ku tre makina u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes mbeti i vdekur në vend oficeri i burgut Toni Mëhilli, 54 vjeç.

Policia ka shoqëruar ndërkohë njërin prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident, Endrin Lilën.



Më të lexuarat