Prapaskena

Presioni i SHBA, Reme Lala tërhiqet nga kandidimi për deputete, do garonte nën siglën e PS në Kamëz

Publikuar: 06/03/2021

Deputetja Reme Lala, e cila pranoi të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e PS ka dhënë dorëheqjen papritur.

PS e kishte caktuar atë të garonte në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit.

‘Prapaskena’ ka mësuar se Edi Rama i ka kërkuar Reme Lalës të largohet pas presionit të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kanë kërkuar kandidatë të pastër në lista.

Reme Lala hyri në Kuvend falë babait të saj, Ymer Lala, i akuzuar si bos i krimit në Dibër.

Lala dyshohet për disa krime të rënda në Dibër që nga viti 1990 deri kohët e fundit.

Disa persona janë gati të rrëfejnë krimet e tij.

Burime shumë të rezervuara kanë bërë me dije se Ymer Lala është nën monitorim dhe goditja e tij nga drejtësia është çështje kohe.

Ymer Lala doli edhe në përgjimet e dosjes së vjedhjes së votave në Dibër, ku takohej me Edi Ramën. Këtu buron edhe nofka ‘Babloku i madh’ për Ramën.

 

 



Më të lexuarat