Prapaskena

Po tentonin që të vidhnin banesën e një qytetari, vihen në pranga dy persona në Himarë

Publikuar: 06/03/2021

Policia ka vënë në pranga dy persona në Himarë, pasi janë konstatuar duke vjedhur banesën e një shtetasi.

‘Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. T., 24 vjeç dhe L. B., 43 vjeç, banues në Fier, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit Himarë, duke tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi.’- njofton policia.

Sakaq një pranga të policisë është vënë edhe shtetasi G.M, 31 vjeç banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Më të lexuarat